Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë sot se NATO duhet të ketë vëmendje të shtuar për rajonin e Ballkanit.
Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s të mbajtur sot në Bruksel, Peleshi u shpreh se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin.
Ai gjithashtu shoti se përpos ndihmës së deritanishme, Shqipëria është e gatshme edhe për ndihmë e asistencë humanitare për Ukrainën.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se gjatë takimit të NATO-s u ofrua gjithë mbështetja politike dhe asistenca ushtarake e Aleancës për Ukrainën./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...