Partia Demokratike zbuloi disa detaje nga takimi mes kryetarit të saj Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të zhvilluar mëngjesin e të martës në selinë e PD.
“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftimin për mediat të PD.
Gjatë ditës, vetë Meta tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën e vërtetë, si dhe zbuloi se objektivi kryesor i forcës politike që drejton është sigurimi i vendit të parë sa i përket këshillave bashkiakë, ndërsa për kandidatët për kryebashkiakë nuk do të pengojë primaret e Partisë Demokratike./a2news.com
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...