Siguria kombëtare dhe rëndësia e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri ishin në fokus të dy takimeve që kryediplomatja amerikane në Tiranë zhvilloi këtë të enjte.
Ambasadorja Yuri Kim takoi fillimisht drejtuesen e shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hysenin, ndërsa mori pjesë edhe në takimin pritës të presidentit Begaj me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.
Në njoftimin e selisë amerikane në kryeqytet, qëllimi i takimit të ambasadores Yuri Kim me Vlora Hysenin ishte për t’i uruar suksese në rol e rëndësishëm të drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive.
Pak orë më vonë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti në takim shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneralin Daniel Hokanson, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.
Gjatë takimit Presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët prej dekadash kanë ndihmuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.Presidenti Begaj diskutoi së bashku me gjeneralin Hokanson edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike.
Edhe zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës ishin pjesë e diskutimit./abcnews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...