Një investigim i Top Channel për motivet e udhëtimit të Saimir Tahirit në Gjermani rrëzon versionin e derisotshëm se ish ministri udhëtoi për të qenë pranë babait. Ky motiv u dha nga burime pranë ish ministrit.
Por nga të dhënat që siguroi Top Channel kjo alibi nuk qëndron. Koha dhe vendi kur udhëtoi Bashkim Tahiri, nuk korrespondojnë me udhëtimin e të birit.
“Disa burime sugjeruan të premten se vizita mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky i afërm i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetorit-fillim nëntori. Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e datës 17 nëntor drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme” raporton Top Channel.
Shoqërimi i Tahirit nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme e bën akoma më të dyshimtë udhëtimin drejt Gjermanisë dhe ngre pikëpyetje për qëllimin e vizitës.
Ish ministri kthehet këtë të dielë pas mesnate në Rinas, pasi ka qëndruar për 4 orë tranzit në Vjenë.
Udhëtimi duhet të ketë qenë një surprizë edhe për kryeministrin Edi Rama që e ka theksuar bllokimin e lëvizjes së Tahirit, megjithëse prokurorët e Krimeve të Rënda nuk e kanë parë të arsyeshme ta kërkojnë një masë të tillë.
Që pas arrestimit të Orest Sotës me 863 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit, ish ministri ka heshtur, duke shtuar dyshimet për qëndrimin që do të mbajë për akuzat e rënda që i bëhen.
Ai që nuk ka heshtur këto kohë ka qenë Edi Rama. Në intervistën e fundit u shpreh në këtë mënyrë për Tahirin: “Nëse faktohen akuzat unë do të duartrokas i pari suksesin e prokurorisë. Nuk ishte hera e parë e politikës, që një ministër i suksesshëm qëlloi në një shkelje fatale të ligjit. Dhe fataliteti është i tiji, nuk është as i imi, as i qeverisë. Çdokush që kalon moshën e parashikuar nga ligji është përgjegjës për veprimet e veta. Është njësoj si t’i thuash një prindi për fëmijën e tij të rritur se mban përgjegjësi për veprimet e tij”
Rrethanat kanë ndryshuar që kur Tahiri ka folur publikisht herën e fundit; nga njëra anë braktisja e Ramës, në anën tjetër arrestimi i Sotës dhe mbajtja e tij në burg. Po t’i shtohet këtyre edhe presioni i ambasadorëve për arrestimin e “peshqve tëmëdhenj” situata po bëhet dëshpëruese për Saimir Tahirin. Dhe siç i pëlqen të thotë kryeministri: “Njerëz të dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...