Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një dalje për mediat “shpërtheu” në lot dhe dorëzoi mandatin e deputetit.
Teksa akuzoi politikën se po i bën gjyq moral, ai sulmoi edhe kryeministrin Rama për emërimin e ish- kreut të SHISH-it, Visho Ajazi si ambasador.
“Ish-kryeprokurori dhe kreu i SHISH, punonin kundër policisë dhe shkonin e raportonin në zyrën e Sali Berishës. Sot ish-kryeprokurori është i pandehur.
Ndërsa Visho Ajazi, për turpin e kësaj mazhorance, është emëruar ambasador”, tha Tahiri.
Sipas tij po mbushen 30 vite që kjo racë politike po tallet me shqiptarët.
“Ora e të vërtetës sime nuk është larg, por do të ketë për të gjithë një orë që do të përballen me drejtësinë dhe me të vërtetat e tyre dhe deri atëherë unë do jem këtu, sepse kjo nuk është beteja ime e fundit, por e para.”, tha Tahiri.
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...