Ngacmimet për LSI-në i ka vijuar ish-ministri i Brendshëmi Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Ai i është përgjigjur ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta, duke i bërë të qartë se fatet e Shqipërisë nuk mund të varen nga LSI-ja. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 qershor të lënë mënjanë pazaret e partiçkave dhe të votojnë Partinë Socialiste.
“Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova, ai donte të thoshte që të telefoni Petrit Vasilin do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas. Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI-në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë’’, deklaroi Tahiri, shkruan TCh.
Reforma në drejtësi, tha Tahiri, është një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së këtyre katër viteve: “Ata që deri dje dukeshin të paprekshëm, ata që deri dje dukeshin sikur nuk iu hynte gjemb në këmbë, ata që deri dje dukeshin se mund të merrnin çdo lloj vendimi dhe asgjë nuk iu ndodhte, se kishin imunitet, se ishin më të fortë se ligji, se nuk i prekte njeri, se qytetarët votonin, njerëzit votonin, përpiqeshin, përplaseshin derë më derë, rropateshin korridoreve të gjykatave dhe prapë atyre nuk iu hynte gjemb në këmbë. Sot po dridhen. Ata gjyqtarë të korruptuar sot po dridhen se e dinë që dita kur duhet të ikin me shkelma nga aty është shumë afër. Është shumë afër dhe kjo falë besimit tuaj”.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...