Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë është rikthyer edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë në Parlament ai nuk është pjesë edhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por është ulur në ndenjësen përkatëse si deputet i pavarur dhe pritet që të marrë fjalën për të diskutuar për një nga çështjet e rendit të ditës.
Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali. Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar, raporton Tch.
Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, kërkesë që u rrëzua nga mazhoranca.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja