Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë është rikthyer edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë në Parlament ai nuk është pjesë edhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por është ulur në ndenjësen përkatëse si deputet i pavarur dhe pritet që të marrë fjalën për të diskutuar për një nga çështjet e rendit të ditës.
Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali. Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar, raporton Tch.
Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, kërkesë që u rrëzua nga mazhoranca.
Përfundon zyrtarisht martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Afflec...
I dërguari i Trump për Ukrainën shtyn udhëtimin në Kiev deri...
Poli i ri i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kiber...
Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar, Beog...
Në Kodrën e Diellit trashësia e borës arrin 43 cm, në Mavrov...
Rexhepi: Kosova dhe Shqipëria të krijojnë plan-program të po...