Saimir Tahiri mblodhi strukturat e degës lokale të Partisë Socialiste të Tiranës, ku përveç se kërkoi angazhim për zgjedhjet e 18 Qershorit, duket se dha edhe një mesazh për LSI-në, pasi ministra dhe zyrtarë të saj janë deklaruar ditët e fundit se duan Ilir Metën Kryeministër pas zgjedhjeve.
“Mbi të gjitha kemi një lider, Edi Rama, Kryeministri sot dhe për kë nuk e ka kuptuar ende, Kryeministër edhe pas 18 Qershorit, sepse Partia Socialiste jo vetëm do fitojë, por do fitojë në mënyrë spektakolare”, deklaroi ai.
Ai falenderoi të gjithë qytetarët për besimin që i dhanë gjatë mandatit si numri një i Ministrisë së Brendshme.
‘”Të punosh ja vlen më shumë se sa të flesh gjithë ditës. Sa më e madhe është pengesa aq më e madhe është fuqia për të punuar për Tiranën dhe Shqipërinë. Unë jam krenar për çfarë kemi arritur bashkë dhe që deri dje nuk mendohej. Ashtu si i detyrohem çdo qytetari në Tiranë dhe çdo cep të Shqipërisë me sinqeritet një ndjesë për çfarë nuk kam mundur të bëjë sepse mundësia ka qenë më e pakët se sa dëshira dhe vullneti im. Përulem me respekt dhe shumë mirënjohje për besimin dhe forcën që më dhatë’’
Tahiri shprehu besim se Fatmir Xhafa do ta kryejë detyrën e tij mësë miri.
“Dua t’i uroj suksese Fatmir Xhafës, kolegut tim për një kohë të gjatë në Komisionin e Ligjeve. Jam i sigurt Fatmiri do bëjë më të mirën në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar gjithçka kemi nisur bashkë që ditën e parë të detyrës sonë”, vijoi ai.
E duke iu referuar protestës së opozitës, Tahiri u shpreh se në çadër ndodhen ata që mbajnë Shqipërine peng dhe mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
‘”Dje u mbushën 9 vjet nga përvjetori i Gërdecit, e ata që lanë 26 të vrarë, nuk kanë dhënë ende llogari, por janë mbledhur në çadër për të mbrojtur njëri-tjetrin, e të gjithë bashkë për të mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Historia i përbuzi, shqiptarët i injoruan, drejtësia i fali, por 18 qershori nuk do i fali. Ata që vranë e nuk u dënuan, ata që vodhën e shpëtuan, ata që sot rrinë në çadër e kujtuan se gjithë Shqipërinë do e fusin në çadër, do marrin faturën më shembullore, bashkë me drejtësinë e korruptuar që po mbajnë peng. Shqipëria nuk do kthehet pas. E shkuara nuk do mbaj peng të ardhmen’’, u shpreh Tahiri.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...