Qeveria është e vendosur të ndërmarrë një nismë për rregullimin e tregut të kompanive private të sigurisë për ti dhënë fund asaj që ata e quajnë “skllavërisë” së 9 mijë punonjësve të policisë private.
Jo vetëm kaq për të parandaluar ngjarje të rënda si ato të grabitjes së makinave të blinduara që transportonin paratë e një banke në rrugën drejt Rinasit.
Nga Lushnja Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paralajmëroi kompanitë private se nëse nuk do të paguajnë policët private me pagën që e kërkon ligji atëherë do të merren masa deri në heqjen e licencës.
” Është e papranueshme që të ketë një armatë të tërë skllevërish që paguhen 15- 18 mijë lekë të reja, maksimumi 20 mijë lekë. E papranueshme për Shqipërinë e çdo familje. Kjo është arsyeja që ju nuk keni mund
Policitë private nuk mund të jenë foletë ku strehohen njerëz që shfrytëzohen si skllevër, por të jenë qendra reale të punës me njerëz që respektohen dhe paguhen për punën, dhe bashkëpunojnë me policinë. Kërkon një ndjesë tonën për gjithçka ka kaluar me qeveritë e mëparshme. Ata duhet të kishin bërë cmos që policitë private të mos ishin ushtri skllevërish.
Janë 9 mijë policë privatë. Janë më shumë se në policinë e shtetit. Kemi miratuar një ligj ku sanksionohet se polici i policisë private do të paguhet 50 % më shumë sesa paga minimale e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Minimumi i pagës duhet të jetë 33 mijë lekë. Do të bëjmë çmos me të gjitha mekanizmat deri tek mekanizmat e kontrollit fiskal që të detyrojmë kompanitë e sigurisë private tju paguajnë aq sa ju takon ligji”
Por Tahiri kërkon dhe ndihmën e policëve privatë. Të mos pranojnë paga të ulëta dhe të denoncojnë pronarët që ofrojnë këto paga.
“Mos pranoni pagën më të vogël se sa ju cakton ligji. Na njoftoni ne për x pronar apo administrator të policisë pravete, që nuk jep rrogat për ju. Denonconi dhe do na keni në krah. Përkundër baltës kemi dhënë prova që jemi në krye të detyrës por na duhet dhe ndihma juaj”.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...