“Ky nuk është sistemi i drejtësisë për të cilin unë luftova, por do të ndjek të gjitha etapat për të kërkuar drejtësi dhe për të fituar pafajësinë time”.
Kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të çuar për gjykim dosjen “Tahiri”, me të pandehur vet ish-ministrin dhe 3 zyrtarë të tjerë policie.
“Deri më tani, gjatë hetimeve kemi dëgjuar dhe kam dëgjuar vetëm çfarë ka thënë Prokuroria. Tani do të flas edhe unë, por për këtë ju kërkoj të bëni durim, sepse kur nxirrni gjëra më të rëndësishme nga errësira, që ua sigurojnë prokurorët, nuk keni për ta pasur të vështirë të merrni prej meje ato që doni të dëgjoni”, tha më tej ish-ministri Tahiri.
Ai u shpreh i keqardhur për të gjithë shqiptarët që u duhet të përballen me këtë drejtësi dhe që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin e tyre, ndërkohë që theksoi se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë e qartë./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...