Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri urdhëroi vendosjen e kamerave të sigurisë në ambientet publike në shërbim të sigurisë.
Kamerat do të vendosen edhe në pallatet e banimit, por vetëm pas dakordësimit me banorët. Pas miratimit të ligjit për masat shtesë të sigurisë, edhe bizneset do t’i nënshtrohen kushteve të sigurisë brenda 28 dhjetorit të këtij viti.
Ministri Tahiri deklaroi se ky është afati i fundit që bizneset dhe sipërmarrjet private të investojnë në pajisje teknologjike në funksion të rritjes së sigurisë së biznesit të tyre dhe të qytetarëve.
“Kjo nuk është shpikje e jona. Ky nuk është as produkt i reflektimit tonë për një apo dy ngjarje. Ky është një reflektim i gjatë yni për masat e sigurisë që duhet të marrë secili. Ne duhet të marrim masa të gjithë bashkë për ta bërë vendin më të sigurtë. Ne duhet të marrim masa të gjithë bashkë për ta parandaluar kriminalitetin”, tha Tahiri.
Kushtet më të forta janë vendosur për bizneset që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në ambiente me sipërfaqe të mëdha. Ato duhet të evidentojnë edhe targat e automjeteve dhe informacionet t’i ruajnë për të paktën 2 muaj, duke punësuar gjithashtu të paktën një person që të ketë komunikim të vazhdueshëm me policinë.
Bizneset, pasi të pajisen me teknologjinë e re në funksion të rritjes së sigurisë, do të inspektohen rregullisht nga policia, e cila do të evidentojë përmbushjen ose jo të standardeve. Mjeteve të transportit, autobusëve, taksive dhe mjeteve të transportit të fëmijëve në shkolla u kërkohet të vendosin sistem satelitor gjurmimi GPS si dhe kamera në ambientin e brendshëm.
Bizneset që nuk do të plotësojnë standardet e sigurisë, sipas udhëzimit, do të penalizohen me gjobë.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...