Tahiri i prekur pas vendimit: Nuk e prisja rikthimin në pikën zero, kjo është padrejtësi!

14:51 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish ministri Saimir Tahiri foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykim të çështjes së tij.

Vendimi i Apelit zhbëri kështu vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin dhe e kthen çështjen në Gjykatën e Posaçme.

Ndërsa Tahiri u shpreh se njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por se ai nuk ka bërë asnjë faj.

“Nuk e prisja rikthimi në pikën zero padrejtësi ,nëse ka dhe një njëri të dytë që zvarritet si unë më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam patur, është totalisht e pakuptimtë që të vazhdojë kjo thuajse tre vjet.

E kam kuptuar që çdo fjalë e imja u jepet kuptim ndryshe nga ajo se çfarë unë dua të them realisht. Ju jeni dhe të influencuar ndoshta nga historia ime politike. Tani beteja fillon nga e para, Gjykata e Lartë nuk ekziston, nuk e di. Gjykata tha prokuroria nuk ka zbatuar ushtrimin për ndjekjen penale se cilat janë unë nuk e di.Po kjo është padrejtësi, zvarritje. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

Unë si ministër i brendshëm i çoja presidentit listë emrash prokurorësh dhe gjyqtarësh që shkelnin ligjin e kam bërë publikisht jo nën rrogozë, nëse kjo më kthehet mbrapsht unë në këmbë do jem prapë, i lirë apo jo.

Më intereson drejtësia, kam luftuar, pa diskutim kam bërë gabime, u jap të drejtë atyre që thonë ly sfutet në burg ai që ndërton pa leje futet. Ua garantoj, skam bërë asnjë faj, kam kusuret e mia në politikë po kurrë faj.

Ika dhe si deputetet për tu përballur si qytetar, jo si ata vemjet që janë përballur si pushtetarë. Mirë se të vijën dhe të huaj, kushdo, s’do shkoj më me gjykim, të shkurtuar në këtë proces. Po ju them që jam i dedikuar për këtë proces është jeta ime, nuk është një ditë punë po jeta ime. Mua në këmbë më mbajnë këmbët e mia, dhe kokën time e kam mbi supet e mia. Ua garantoj që kam luftuar më shumë se të tjerët. Kjo është Shqipëria jonë”, tha ai./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme