Gjatë një takimi që pati me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në 18 qershor, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri tha se mazhoranca e sotme është në krah të qytetarëve që kanë vuajtur nga padrejtësitë e gjykatave.
Duke folur për rëndësinë e reformës në drejtësi, Tahiri shënjestroi opozitën që sipas tij është radhitur në anën e gjyqtarëve që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Tahiri: Përballë këtij populli që vuan në dyert e gjykatave për të marrë të drejtën e pronën, dhe gjyqtarit të korruptuar që nga hallet e popullit pasurohet – ne zgjedhim popullin. Ata në çadra të zgjedhin gjyqtarin e korruptuar. Përballë nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave që kanë humbur një familjar apo njeri të shtrenjtë të tyre nga një ngjarje kriminale dhe kriminelin e shohin prapë në rrugë sepse e ka liruar një gjyqtar i korruptuar – ne zgjedhim popullin. Nuk zgjedhim gjyqtarin e korruptuar përballë popullit që vuan për drejtësi.
Tahiri u tha të rinjve që të bëhen bashkë, në mënyrë që në 18 qershor mes Shqipërisë së marrë peng dhe asaj ku do të ndërtohet e ardhmja, të zgjedhin këtë të dytën.
Tahiri: Hajde trokasim në çdo derë, hajde flasim me këdo që njohim, hajde flasim me ata që ndoshta jeta nuk na ka puqur kurrë po hajde të bindim të gjthe dhe ti tregojmë sesi në 18 qershor ka dy rrugë, ose Shqipërinë do e lëmë peng të atyre që e kanë mbajtur peng dje ose do ndërtojmë të ardhmen bashkë dhe hajde ta ndërtojmë të ardhmen bashkë.
Kryesocialisti i Tiranës tha se nëse në këto 4 vite janë hedhur themelet për të bërë shtet në mandatin e ardhshëm fokusi do të jetë punësimi dhe ekonomia.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën