Tabaku: Taksat përbëjnë 60% të çmimit të naftës në Shqipëri

08:10 | 14 Mars 2022
A. B.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku ka reaguar pas ditës së pestë të protestave kundër rritjes së çmimeve në vend.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Tabaku është shprehur se 60% e çmimit të naftës në Shqipëri është e përbërë nga taksat “që shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët”.

Tabaku në reagimin e saj tha se, “Rama i hedh hi sy shqiptarëve. Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera. Inflacioni po prek nivele të pamenduara. Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët”.

Gjithashtu Tabaku e ka cilësuar Paketën e Rezistencës Sociale të qeverisë si qesharake dhe e krahasojë me paketën e pandemisë.

“Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria i merr për t’ia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera”, theksoi Tabaku.

Tabaku tha se, “nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Më pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm”.

“Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!”, përfundoi ajo./arbresh.info/

Të ngjashme