Tabaku: Rama e zhyti vendin në varfëri

20:37 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video në llogarinë e saj personale në Facebook me anë të së cilës rikujton disa nga premtimet e bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës.

Në video duket Rama ndërsa premton se do të “krijojmë 300 mijë vende të reja pune,”, ndërsa Tabaku shkruan se premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme e kanë shoqëruar kreun e qeverisë për 7 vite.

“Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën,” shkruan më tej Tabaku.

Postimi i plotë:

Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme