Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar sjelljen e policisë, pasi pretendon se përfaqësues të saj nuk janë lejuar që të protestojnë në ceremonia përkujtimore të të rënëve grekë në luftën italo-greke të viteve ’40.
Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se dënon ngjarjen në fjalë që ndodhi sot në Këlcyrë.
Po ashtu PDIU ka reaguar edhe lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi sot në Bularec të Gjirokastrës, ku një person hapi zjarr ndaj makinës së policisë dhe tashmë është në kërkim.
“Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare”, thuhet në reagim. Sipas PDIU Kostandinos Kaçifa, është ekstremisti i Agimit të Artë.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe