Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të përfshirë në sulmin ndaj 48-vjeçarit Adriatik Roshi në një berberhane, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi më 5 janar 2025, në rrugën “29 Nëntori”, ku Adriatik Roshi 48 vjeç, u sulmua dhe u godit me sende të forta nga gjashtë persona, për motive që ende nuk janë bërë të qarta.
Adriatik Roshi ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, i cili ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.
Si rezultat i operacionit “Details”, policia ka arrestuar 24 vjeçarin Gani Koçeku dhe 31-vjeçarin Ledio Tusha.
Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur: Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e përdorura nga të dyshuarit, policia ka sekuestruar: Një armë zjarri pistoletë me leje, e gjetur në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu e gjetur në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të dyshuara si të përdorura në ngjarje dhe disa veshje që autorët dyshohet se kanë mbajtur gjatë sulmit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Monika Lubonja komenton hyrjen e Gjestit në BBVA: Ka për të ...
Gjuajti me armë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse, a...
LDK-ja hap fushatën të shtunën, Abdixhiku fton qytetarët për...
Sveçla: Institucioni paralel i Serbisë në veri mblidhte ‘har...
Mbi tre milionë klikime për pak ditë morën ish-kunatat në kë...
Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për ...