3 persona janë të shoqëruar nga policia gjatë protestës së opozitës në Tiranë për incidentet në kryeministri, ku u hodhën shashka e tymuese.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa ka njoftuar mbylljen e protestës i ka bërë thirrje policisë të lirojë mënjeherë protestuesit. Gjithashtu Berisha bërë të ditur se protesta e radhës do të zhvillohet të hënën në orën 17:00 përpara Parlamentit.
“Tani shpërndahemi pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi, fitoreje shqiptarëve kudo që ndodhen. Revolucioni është një betejë jetike, një mision i shenjtë për demokracinë, se këtë mision, se idealet tona nuk ka forcë në botë që t’i mposhtë. Shpërndahemi tani, të betuar, të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revolucionin gjer në përmbysjen e plotë të monizmit në Shqipëri.
I kërkoj policisë të lirojnë menjëherë protestuesit, rezistentët paqësore sepse çdo cenim i tyre do të regjistrohet si armik i revolucionit kurse protestuesit si të persekutuar politikë. Ju bëj thirrje të gjithëve që ndodhët këtë marshim me të cilin ne dhamë mesazhet e duhura. Ditën e hënë në ora 5 që të gjithë para Parlamentit. Parlamenti është i qytetarëve, jo bandave! Ju falenderoj me shumë mirënjohje dhe të vazhdojmë ne revolucionin e plotë. Rroftë fitorja!“, tha Berisha.
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...