Sulmoi policinë, Kostandinos Kaçifa i lindur në Bularat, por jetonte në Greqi

18:14 | 28 Tetor 2018
V. S.

Kostandinos Kaçifa që u vra pasditen e sotme nga forcat RENEA pasi qëlloi ndaj policisë në Bularat të Gjirokastrës, ka lindur dhe banonte në këtë fshat.

Sipas burimeve të Lapsi.al, ekstremisti grek kohët e fundit jetonte më shumë në Athinë.

Sipas njoftimit të policisë, forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremisti grek mbeti i vrarë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme