Deputeti Lefter Maliqi sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa thekson në një postim në ‘Facebook’ se i është neveritur popullit.
Maliqi komenton deklaratat e sotme të kryeministrit për mandatin e tretë dhe kundër kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se “i Marri Fund u mor me fyerje banale prej çilimiu ndaj kundërshtarit, pasi nuk kishte argumente për të sulmuar”.
Mesazhi i Maliqit:
Kastraveci që hyri e doli siç ishte, as atij me hormone nuk i ngjau, që në mëngjes e gjen derën e frigoriferit hapur…
Ramziu po kërkon mandatin e tretë dhe qenka i sigurt që do e marrë.
O i Marrë Fund, që nuk ke as sy e as vesh të shohësh e të dëgjosh Popullin se sa i je neveritur.
Këtë radhë nuk të bëjnë punë as paratë e krimit dhe korrupsionit, as të fortët që ke amnistuar, sepse do shporresh në mënyrë spektakolare, sa edhe familjarët e tu ka dyshim nëse do të votojnë më.
Fole 3 orë si papagall, duke fyer e iu hakërryer gazetarëve, sepse edhe llafet për të cilat mbahesh si mjeshtër, të kanë mbaruar.
Vetë folë, vetë dëgjove, dhe ike në bunkerin e vetmisë së madhe që e ke ndërtuar me 3 mijë eurot që kishe në bankë.
Premtove se javën tjetër do u rrisësh pagat mjekëve e infermierëve, por a mund ta dimë pse nuk u kënaqën bluzat e bardha kur i dhe këtë lajm, por pa u mbushur 24 orë lajmëruan protestë, dhe ti i mbushe aq shumë, saqë i thirre në takim, dhe prapë si i ‘sëmurë’ që je, nuk i prite, por i le zonjën tënde ministre.
Fole për biznesin e vogël dhe lehtësirat që me demek do i mundësojë qeveria jote; po ku ishte qeveria jote këto 7 vite e gjysmë, që kanë falimentuar me mijëra biznese?!
O i Marrë fund, fole për mrekullinë ekonomike, që ta paska prishur tërmeti dhe virusi, vaj medet; Si ka mundësi që të ecën gjithmonë dhe arrin të gjesh një alibi për paaftësinë tënde.
Fole për hapjen e kazinove, dhe the se qenka gënjeshtër, si ka mundësi që e bën popullin kaq budalla o Zi.
Po e nxori zëvendësi yt me VKM o i Marrë fund!
Madje i bëre presion gazetarëve, se nëse kanë një VKM të diktuar nga oligarkët, ta nxjerrin; Po ç’të nxjerrin më o i Zi, se ti kanë nxjerrë të gjitha e ti kanë grisur si brekët e Shukriut tënd.
U more gjatë me kundërshtarin tënd, dhe si një njeri i Marrë Fund, që kur nuk ka argument për të sulmuar, u more me fyerje banale prej çilimiu.
Ai që do zërë karrigen tënde më 25 Prill, ulet për herë të parë në atë zyrë, dhe nuk ke ku e kap, o i kapur.
Ta bëjnë mirë komentuesit në rrjetet sociale, që të vënë me shpatulla për muri, si ai që tha sot ‘lëre ekonominë, por shih atdheun se po e merr greku’.
Kot nuk kalove nga Maqedonia e Veriut, kur ishe tinëzisht në Mal të Zi, të shkoje te miku yt Gruevski, që u dënua, ti thoje ‘mos u mërzit se do të bashkohem dhe unë më 25 prill’.
Edhe 0 fushatë të bëjë Opozita e Bashkuar, e ka të sigurt fitoren o i Zi, aq shumë e ke nxirë ti këtë vend.
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...