Sulmohet seksualisht në dyqanin e saj, e mitura vetëmbrohet me lopatë

20:46 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Rrëfimi i një fëmije, mosha 12 do të sjellë para gjyqtarëve një shtetas, të arrestuar për dyshimet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të miturën, duke shfrytëzuar faktin që ajo ishte lënë vetëm nga e ëma në një biznes privat këtu në kryeqytet.

I dyshuari këmbëngul se kishte shkuar në biznesin e ish-shokut të tij që ka ndërruar jetë, për të porositur një pllakë varri, por pa treguar më tej se çfarë fatkeqësie kishte patur ai.

Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë 21 persona, që të gjithë të hetuar për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme. Aktualisht janë nën gjykim 11 të tjerë. Në këto të dhëna, burimet e prokurorisë sqarojnë për Top Channel se për ngacmimin seksual nuk ka asnjë denoncim nga të dëmtuar të moshës madhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme