Pesë ditë pas sulmit terrorist ndaj Top Channel, autorët e vrasjes së 60-vjeçarit Pal Kola në krye të detyrës, ata që lëshuan një breshëri plumbash mbi fasadën e Top Channel, duke sulmuar fjalën e lirë, vazhdojnë të enden në arrati.
Përmes një komunikimi Live në studion e lajmeve, gazetarja e kronikës Dorjana Bezat ka zbuluar të rejat më të fundit nga çështja.
“Çdo ditë në Policinë e Tiranës realizohet një mbledhje me sektorin e Krimeve të Rënda për të analizuar të dhënat që kanë mbledhur punonjësit e policisë në terren pas ndjekjes së informacioneve që marrin qoftë nga kamerat e sigurisë në terren, ashtu edhe nga burime të tjera.Çdo provë analizohet nga kjo drejtori e Policisë megjithatë ndodhemi ende shumë larg mbërritjes së një emri konkret apo së paku të një piste të besueshme që mund të arsyetohet me prova të vlefshme se do të na çojë në identifikimin e autorëve.
Kështu ndodhemi në ditën e 5-të ku familjarët e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në krye të detyrës, Pal Kola, por edhe gazetarët e Top Medias dhe shumë të tjerë që ushtrojnë profesionin e gazetarit në Shqipëri janë të shqetësuar sepse nëse ky sulm nuk do të zbardhet dhe policia nuk do të vërë para përgjegjësisë ligjore autorët, do të ketë pasoja më të rënda jo vetëm në revanshin e krimit por edhe në intimidimin e shumë gazetarëve që ushtrojnë detyrën në vendin tonë dhe marrin përsipër të denoncojnë çështje sensitive”- tha gazetarja Bezat.
Ditën e dielë, në orën 00.40 minuta, selia qendrore e Top Channel në Mëzez u qëllua nga persona të armatosur me kallashnikovë. Një nga rojet mbeti i vdekur në vend, ndërsa nuk ka ende një pistë për këtë ngjarje të rëndë ku sulmohet një media.
Policia deklaron se vrasësit udhëtuan me shpejtësi me mjetin “Range Rover” në ngjyrë të zezë dhe në ecje e sipër zbrazën një karikator arme Ak – 47. Njëri nga plumbat goditi për vdekje punonjësin Pal Kola, jeta e të cilit fatkeqësisht ishte e pamundur të shpëtohej. Ndërsa plumbat e tjerë të zbrazur ndaj godinës së Top Channel dëmtuan fasadën kryesore dhe rrezikuan jetën e punonjësve që konsiderohen nga hetuesit si dëshmitarë dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje. Gjatë kqyrjes së ambientit të jashtëm dhe të brendshëm policia sekuestroi gëzhoja të shumta edhe në brendësi të zyrave.
Por, pavarësisht veprimeve të ethshme hetimore, listës së gjatë të dëshmitarëve të pyetur, dhe përgjimeve të shumta deri më tani nuk ka emra të dyshuarish. Deri më tani, emrat e të dyshuarve e po ashtu edhe pistat për të cilin agjencitë ligjzbatuese do të duhet të bënin transparencë e të informonin se pushteti i katërt, media Top Channel u qëllua me kallashnikovë 26 herë, janë ende larg. /TCh/
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...