Google ADS

Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të dënohet ashpër

23:36 | 20 Dhjetor 2024
Q L

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin në Gjermani.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave.”, thotë Begaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme