Google ADS

Sulmi ndaj Top Channel, Rama: Kurrë më parë si sot media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë

22:34 | 27 Mars 2023
Emir Abduramani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola.

I ftuar në “Top Story”, Rama tha se policia i është afruar autorëve edhe pse ende nuk ka rezultat.

Rama: Policia i është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat, qoftë në kapjen e tyre, qoftë për motivet.

Pyetje: Në 32 vite e keni parë Shqipërinë në pozitat e intelektualit, politikanit dhe qartësia juaj për atmosferën e Shqipërisë nuk vjen vetëm nga intuita e një kryeministri. Pse ndodh për herë të parë si në një gjendje lufte të goditet një media?

Rama: Unë po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit të thatë që mund të jap në këtë moment përderisa policia është duke punuar intensivisht. Liria e medies në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot, në aspektin pozitiv. Kurrë më parë si sot media nuk ka pasur lirinë të thotë ccfarë të dojë, të shprehë ccdo këndvështrim, madje edhe në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Muk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kjo dhe jo vetëm kjo, kanë një mënyrë, shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të dhunshme, të zhurmshme dhe shumë shqetësuese.

Pyetje: A duhet të mbajë një lloj përgjegjësie klasa politike, qoftë edhe ju?

Rama: Unë nuk flas në emër të klasës dhe nuk marr përsipër mëkatet e klasës. Nuk besoj që kjo goditje vjen si rezultat i një frustrimi popullor.ky është një agresion kriminal. Nuk dua të jap opinione dhe dua të përgëzoj Top Channel për faktin që ka qenë i vetëpërmbajtur në atë që mund të jetë natyrshëm përgjigjja në këto momente për të drejtuar gishtin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme