Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social twitter, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.
Ndër të tjera, Kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.
Postimi i plotë i Cakaj:
Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike./Tch
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...