Shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme pas 4 javësh kundërveprimi intensive dhe tashmë mund të përdoren dhe nga emigrantët.
Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
AkSHI njofton se tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.Janë në funksion të plotë shërbimet e:
– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;
– Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;
– Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;
Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur:njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...