Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se pavarësisht se vendi po përballet me sulme serioze kibernetike, sistemet ushtarake nuk janë prekur.
Peleshi ka theksuar se të gjithë aleatët janë bërë bashkë me Shqipërinë në këtë luftë.
“Po përballemi me sulme serioze kibernetike. Lajmi i mirë është që të gjithë aleatët janë bashkë me ne në këtë luftë. Sistemet tona kibernetike ushtarake nuk janë prekur. Janë mëse të mbrojtura, pasi janë më specifike dhe më autonome. Po punojmë për ta ngritur në nivel më të lartë sigurinë kibernetike, nëpërmjet një projekti prej 24 milionë dollarësh, që synon ngritjen e qendrës ushtarake të sigurisë kibernetike”, tha Peleshi.
“Jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë pëllëmbë e hapësirës së NATO-s nuk është e cenueshme”, shtoi Peleshi.
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero