Hakerët që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.
Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinalë. Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.
Por Top Channel ka mundur të sigurojë disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerët kanë publikuar. Mesazhi i parë kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet, “konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”.
Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri. Ky samit me pjesëmarrjen e gjithë grupeve që janë kundër regjimit në Iran, do të mbahej në Durrës.
Por një ditë para samitit, u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste. Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit. Në fakt, në këtë mënyrë është përmbushur edhe kërkesa e hakerëve që sulmuan dokumentet e shtetit shqiptar.
Por hakerët nuk janë ndalur! Për të treguar seriozitetin e sulmit të tyre dhe faktin që kanë hyrë dhe kanë patur mundësinë të manipulojnë dokumentet e shtetit shqiptar, t’i kopjojnë, ndryshojnë apo fshijnë, ata kane postuar një video.
Përmendja e këtij fakti nga Top Channel disa ditë më parë solli reagimin e ashpër të kryeministrit. Por në faqen e hakerëve, të cilën e kanë bllokuar që të aksesohet nga Shqipëria, janë publikuar dokumente origjinale.
Një dokument i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për një mision të veçantë në Turqi për dronët e famshëm bajraktar, është publikuar në faqe.
Po ashtu, një dokument i drejtueses se AKSH-it. Vijojnë më tej dokumentet nga institucione si IKMT. Një shkresë zyrtare e ministres së Financave tregon se hakerët kanë hyrë thellë edhe në serverat e financave.
Këto letra zyrtare të siguruara nga hakerët ngrenë dyshime se sa thellë kanë hyrë ata në arkivat sekrete, me të dhëna sensitive dhe çfarë kanë bërë me to.
Kujtojmë se megjithë ringritjen e e-Albania dhe shërbimeve të saj, ende nuk po funksionojnë disa shërbime që kanë të bëjnë me zyrën e tatimeve.
Nga ana tjetër, nuk ka ende një sqarim zyrtar të eksperteve se çfarë është duke ndodhur ende me sulmin kibernetik./TCH/
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...