Një grup i FBI është vendosur në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në vendin tonë. Lajmin e dha zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila nga Vlora tha se vendi ynë po merr masat përkatëse për t’u përballur me sulme të kësaj natyre në të ardhmen.
“Ky sulm ka qenë masiv. Jo nga adoleshentë amatorë. është sulm i mirëorganizuar ndaj shtetit shqiptar. Ka pasur një sulm të mirëorganizuar, megjithatë e punën nga AKSHI dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, amerikanë dhe europian, sidomos një dislokim të FBI dhe do ketë një investigim të thellë, po marrim masat, do na japin të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, kemi qenë të kujdesshëm me publik. Po marrim të gjitha masat. Ky investigim që po bëhet nga FBI dhe agjensi të tjera të inteligjencës do na zbulojë se nga ka ardhur sherri. Në këtë rast flasim për një sulm masiv, profesional ndaj Republikës së Shqipërisë,”- tha Balluku nga ku po inspektonte Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve.
Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Deri më tani, hetimet kanë nisur dhe disa kompani janë pezulluar, por çdo gjë po mbahet e fshehtë.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...