Bllokimi i sistemeve të brendshme të Policisë së Shtetit në Shqipëri pas hakerimit që iu bë nga hakerat e sponsurizuar nga Irani, vështirësoi ndjeshëm punën e punonjësve të policisë.
Nga ana tjetër vihet re edhe numri i ulët i ankesave që qytetarët kanë bërë për uniformat blu.
Referuar të dhënave nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, gjatë muajit shtator është vënë re një ulje e ndjeshme e ankesave të bëra në këtë institucion.
Në muajin shtator janë administruar 74 ankesa të bëra nga qytetarët në të gjithë vendin.
Numër ky disa herë më i ulët krahasuar me numrin e ankesave të dorëzuara gjatë muajve të mëparshëm.
Burimet sqarojnë për abcnews.al se ulja e numrit të ankesave lidhet edhe mosvendosjen në masë të gjobave për shkeljet e kryera nga qytetarët, pas bllokimit që iu bë sistemeve të policisë.
Gjatë muajit të kaluar, kjo agjenci ka çuar në prokurori për t’u hetuar 20 punonjës policie, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si korrupsione shpërdorim detyrë.
Sipas Raportit, gjatë muajit shtator u arrestuan tre oficerë policie, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate.
AMP nisi hetimin disiplinor për shkelje të rëndë edhe për katër oficerë të policisë në Tiranë, në lidhje me ndërtimet pa leje.
E konkretisht për shefin e komisariatit numër 1 në Tiranë dhe tre oficerë të tjerë në Farkë, të cilët janë pezulluar nga detyra për 30 ditë.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...