Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim komentoi sot sulmet kibernetike që ndodhën në vend, pas të cilave fshihet Irani.
E ftuar në një aktivitet të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ambasadorja Kim u shpreh se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci.
Ajo nënvizoi se SHBA-të do të ndihmojë Shqipërinë për t’i bërë ballë këtyre sulmeve.
“Drejtuesit vendorë kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt”, ka thënë ajo.
Kim ka shtuar se është shumë e rëndësishme mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike.
“SHBA-të janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet”, tha ambasadorja Kim.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. /Euronews Albania/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...