Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama rreth sulmeve të fundit kibernetike në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Borrell ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë në rritjen e mbrojtjes kibernetike.
“Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Borrell. /arbresh.info/
Spoke to PM @ediramaal today about the recent cyber attacks that have struck Albania.
These threats to Albania’s integrity and security, and attempting to undermine democratic institutions and societies, are unacceptable.
EU will stand by #Albania in stepping up cyber defence.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 15, 2022
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit