Google ADS

‘Sulltani shqiptar’ me 200 prostituta, zbardhet e shkuara kriminale

00:26 | 16 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ai ishte shpallur në kërkim që në marsin e këtij viti. Kërkohej nga Italia për trafik droge, por prej 7 muajsh qëndronte në Shqipëri.

Lëvizte lirshëm ndërsa policia e arrestoi dje. I shumë kërkuari është Nin Lalaj, 38 vjeç, nga Lezha.

Lalaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare por dhe atë të huaj.

Ai ishte arrestuar edhe 2 vjet më parë në Angli, për llogari të Italisë.

Mediat britanike shkruajnë se ishte kapur për shfrytëzim prostitucioni në mars 2015, në operacionin “Alba Nostra 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme