Mjeku imunolog Genc Sulçebe u shpreh se arma më e fortë që ka rritur numri e të shëruave nga koronavirusi në Shqipëri është pikërisht sistemi imunitar. Sulçebe tha se sistemi imunitar ka evoluat në një mënyrë të tillë që lufton çdo mikroorganizëm të huaj.
“Këtu mjekimi më i mirë është sistemi imunitar njerëzor i cili ka evoluar në mënyrë të tillë që çdo mikroorganizëm të huaj e ka si lojë fëmijësh, sepse janë përballur me viruse të ndryshe. Sistemi imuniar kodohet nga gene, dhe genet nuk janë njësoj në gjithë botën. Nëse do vinte një virus që geni s’do reagonte mirë, do shuhej specia njerëzore”, u shpreh Sulçebe.
Ai tha se izolimi, qoftë edhe në muajin e Ramazanit do të ulin numrin e të infektuarve, ndërsa shtoi se tashmë pjesa më e vështirë ka kaluar.
“Ka shumë faktorë për numrin e lartë të të shëruarve. Më duken pak qesharake të numërosh të shëruarit. Ata që nuk pësojnë përfundim fatal, shërohen, nuk mbeten të sëmurë. Nuk bëhet kronike kjo sëmundje. Unë kam besim nga vera, muaji i ramazanit që sjell më shumë izolim, të gjithë këtë faktorë do dobësojnë virusin. Të keqen e kemi kaluar. Vala e parë është kryesorja. Pastaj mbeten ato turbullirat që vazhdojnë”, tha Sulçebe.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...