Teksa pushuesit këtë vit po përballen me çmime të papërballueshme në bregdet, (kryesisht në jug të vendit), duket se pronarët përveç çmimeve kanë gjetur mënyra për të abuzuar edhe me shtetin. Një rast i tillë u godit sot në Sarandë në një zonë që mund të cilësohet si xhevahiri i Sarandës, “Pema e Thatë”.
Në këtë plazh, çadrat shiteshin në mënyrë abuzive nga pronarët deri në 5 mijë lekë, e sikur të mos mjaftonin çmimet e larta, ata ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe pa licencë duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit. Kjo duket se i bënte ata “Zot” të plazhit në “Pemën e Thatë”, por policia e Sarandës me një aksion gjatë ditës së sotme arriti të çlironte zonën duke sekuestruar, 489 çadra dhe shezlongë.
Policia e Sarandës njofton se janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.
Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...