Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.
Shpëtim Kovaçi ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti” dhe pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.
Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe pas një lavazhoje stomaku dhe medikameteve të marra është jashtë rrezikut për jetën.
Burime të besueshme brenda burgut të Beratit konfirmojnë për Top Channel se Shpëtim Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi), që u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll në Francë ditën e Krishtlindjeve.
Sipas të njëjtave burime, Kovaçi ka deklaruar pas vdekjes së motrës se ajo ishte e vetmja në familje që kujdesej për të gjithë dhe që dërgonte lekë për tu ushqyer.
I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë,duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes në 11 Janar,në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës. Ky nuk është rasti i parë kur të burgosurit në Burgun e Beratit tentojnë vetëvrasjen me mënyra nga më të ndryshmet.
Ngjarjet janë mësuar në të gjitha rastet nga burimet brenda burgut pasi vetë drejtuesit e këtij institucioni janë përpjekur t’i mbajnë gjithmonë të fshehta ngjarjet e tilla,që kanë përfunduar në disa raste edhe me vdekje.
32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë