Një stuhi e fortë po godet Europën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por nuk pritet të mbërrijë në Shqipëri.
Sinoptikania e MetoAlb, Ladja Porja tha në lidhje direkte për Top Channel se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie. Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.
“Dita e sotme e nxehte pasohet nga një fundjave ë paqëndrueshme me reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Nuk ka vend për panik, nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës . Fundjava duet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipërua është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Europën qendrore”- tha Porja.
Sa i përket sezonit të plazhit, Porja tha se përveç fillimit të kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më lartë se 32 gradë, plazhi do të vijojë deri në javën e dytë të shtatorit.
“Plazhi ka një shkëputje në fillimin e kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më shumë se 32 por mund të bëht plazh edhe në 10 ditshin e parë të shtatorit”- tha sinoptikania./tch/
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...