Stuhia e fortë e erës godet Pogradecin, ndahet më dysh pema e vjetër në mes të qytetit

23:43 | 11 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Teksa pjesa më e madhe e territorit të vendit është e përfshirë nga temperaturat afrikane, shto këtu dhe vatrat aktve të zjarreve, Pogradeci është goditur mbrëmjen e sotme nga një stuhi e fortë e erës.

Si pasojë e stuhisë janë shkaktuar dëme në pemët e parkut të qytetit dhe në Drilon. Siç shihet dhe nga fotokja e mëposhtme era e fortë ka ndarë më dysh një pemë të vjetër, por pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Punonjësit e shërbimeve mjedisore kanë zbritur në terren dhe po punojnë për pastrimin e zonës dhe heqjen e degëve të thyera.

Kujtojmë gjithashtu se pak më herët edhe Kukësi u përfshi nga reshje të forta të shiut dhe një stuhi breshëri, duke bërë të mundur shuarjen e të gjitha vatrave problematike të zjarrit që ishin të aktivizuara që prej të premtes që lamë pas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme