Një pemë shekullore,rrap,është rrëzuar pak minuta më parë në aksin mes 2 urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë.
Pema mësohet se është rrezuar si pasojë e erës së shoqëruar edhe me shi e rrebesh. Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur,ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah dhe tashmë qarkullimin në këtë aks qarkullimi është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore.
Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve,pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që po presin pemën për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve./TCH
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...