Instituti i Ndërtimit në Tiranë ka hartuar një relacion me kërkesë të prokurorisë Durrës ku rekomandon prishjen e një pallati 28-katësh te Shkëmbi i Kavajës. Sipas raportit, konstatohet se ky objekt ka probleme të shumta ndërkohë që edhe leja e ndërtimit është shkelur. Dy vite më parë u procedua penalisht pronari i objektit për katet shtesë pa leje.
Pallati 28- katësh i ndërtuar në vijë e parë të plazhit në Shkëmbin e Kavajës duhet të shembet. Është ky rekomandimi qe vjen nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
Në relacionin e hartuar me kërkesë të prokurorisë së Durrësit, inxhinierët e këtij institucioni thonë se objekti shfaq probleme të shumta.
Gjithashtu specialistet kanë konstatuar që leja e ndërtimit është shkelur, duke rekomanduar prishjen e objektit.
Burime nga ky institucion thone se menjehre pas këtij relacioni, drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, Enver Shala.
Ky objekt edhe me herët ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shembjes se konstruksioneve metalike të 3 kateve të fundit shtesë, duke rrezikuar jetën e punëtorëve.
Dy vite më parë Enver Shala, pronari i objektit u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Ndërsa më herët dhe pikërisht në vitin 2013, i është prishur kompleksi Kamelia tek Ura e Dajlanit si dhe një tjetër objekt tek Shkembi i Kavajës. /abcnews.al
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...