Studentja i dha fund jetës, rrëfimi i shoqes së ngushtë

09:50 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në Lushnjë, ku një vajzë 18 vjeçe i ka dhënë fund jetës.

Policia e konfirmoi si rast, duke treguar se e reja, e cila ishte studente në Elbasan dhe banuese në Lushnjë, ka pritur derisa prindërit e saj kanë rënë në gjumë dhe në orën 1 të mëngjesit të 2 marsit ka pirë fotoksinë.

Prindërit e kanë gjetur vetëm pas disa orësh, 18-vjeçaren dhe janë nisur direkt drejt spitalit, por Arjola nuk ka mundur t’ia dalë.

Kush është Arjola Muçaj dhe pse mori këtë akt vetëflijues? JOQ kontaktoi me miken e saj, e cila dha detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe shkakun që mund ta ketë çuar Arjolën në vetëvrasje.

Shoqja, e cila prej 14 vitesh njihet me të ndjerën, tregon se Arjola në shkollën e mesme në Çermë të Lushnjës ishte më të gjitha 10-ta dhe ëndërronte që të vinte të studionte në Tiranë, por kjo ëndërr nuk iu plotësua dhe Arjola nisi studimet në Elbasan.

“Gjithmonë ka qenë një vajzë e ndrojtur dhe prekej shpejt për një fjalë të vogël. Ditën e djeshme më lajmëruan familjarët se ajo ka pirë fotoksinë, pasi kishte ngelur në një provim”, ka treguar shoqja e Arjolës.

Gjithashtu edhe shkolla e të gjithë të njohurit e saj kanë shprehur ngushëllimet në Facebook për Arjolën, që nën trysninë dhe presionin e stresit dhe gjendjes së vështirë psikologjike, vendosi t’i japë fund jetës, siç raporton mikja e saj.
screenshot-1_1488617070-6539427

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme