Google ADS

Studenti shqiptar qëllohet me thikë pas zënkës në autobus për muzikën

00:35 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një student shqiptar 19 vjeçar është qëlluar me thikë në zonat e Modenas në Itali.

I riu studion në institutin Vallauri të Carpi.

Sulmuesit sipas mediave lokale, janë dy persona, një nga Azia dhe tjetri nga Evropa Lindore, të cilët u larguan nga parkun Montagnola pas agresionit për t’i shpëtuar ndalimit nga policia.

I riu shqiptar ka përfunduar në spital me një plagë që qepur dhe një prognozë 30 ditore.

Konflikti ka ndodhur për një çështje banale. I riu shqiptar u ka kërkuar dy personave që të ulnin muzikën gjatë udhëtimit në autobus dhe kjo ka shkaktuar zemërimin e tyre.

Pas zbritjes, kur i riu shqiptar po vijonte rrugën në bllokun e Lennhon-it, përpara zyrës së postës, pati një shkëmbim me dy autorët, të cilët e qëlluan me thikë.

Policia është në kërkim të tyre./OraNews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme