Studentët protestues me kërkesa të prera ndaj politikanëve

08:22 | 18 Dhjetor 2018
A. B.

“Bojkot absolut te mësimit”.

Me kete thirrje studentet kane njoftuar se edhe sot do te jene te gjithe bashke ne proteste masive para kryeministrise, si nje marshim qe do te nise pas grumbullimit ne fakultetet përkatese.

Ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë. Studentet theksojne se nuk heqin dore nga 8 pikat e kerkeses dhe se nuk pranojne asnje bisede apo dialog me kryeministrin Rama.

Nderkohe qe sot ata kane edhe nje mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme