Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private. Burime për gazetën Shqip, raportojnë se policia private po detyron studentët që të bëjnë grevë urie.
“Jemi ngujuar me forcë brenda ambienteve të universiteti. Deri në orën 15:00, të pasdites kemi hyrë dhe dalë lirisht. Pas kësaj ore, asnjë persona nuk është lejuar që të hyjë apo dalë. Urinë dhe etjen e kemi shuar duke blerë disa ëmbëlsira tek makinetat por edhe ato, pothuajse janë boshatisur. Ndërkohë, ndodhemi në hollin e godinës sepse nuk na lejojnë që të futemi brenda nëpër klasa. Këtu është shumë ftohtë sepse nuk na është siguruar ngrohja”, shprehet një student për Gazetën Shqip.
Ndërkohë, ata thonë se do të vazhdojnë që të kërkojnë realizmin e 8 pikave nga ana e qeverisë dhe se nuk do të heqin dorë nga protesta, madje, do të përshkallëzohet. “Pavarësisht presionit që po na ushtohet, ne nuk do të dorëzohemi. Policia private dhe agjentë të veshur civilë po ushtrojnë dhunë mbi studentet. Madje na kanë thyer edhe celularët”, janë shprehur studentët.
Në një prej videove shihet se xhami i derës kryesore është i thyer, ndërsa studenti i drejtohet efektivit të policisë duke i thënë se xhami është thyer nga brenda, e duke i kërkuar që të nxjerrë dorën nga xhepi pasi e ka të gjakosur, duke akuzuar kështu se kanë qenë efektivët ata të cilët e kanë thyer.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...