Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës u ka bërë thirrje studentëve të çdo Fakulteti që t’i bashkohen marshimit të tyre drejt Ministrisë së Arsimit, për t’i shkuar siç thonë ata, protestës deri në fund.
Ftesës për bashkim ju përgjigjen disa studentë, të cilët po ecnin në rrugë.
E mërkura ishte për ta dita kur më shumë se kurrë duhet të luftonin për t’iu dëgjuar zëri dhe për dinjitetin e tyre si student. ‘Ngelsat e fundit’ siç e quajnë veten, një përgjigje kjo ironie ndaj kryeministrit Edi Rama, ju rikthyen sërish protestës te Ministria e Arsimit.
Si vazhdimësi e “Dhjetorit të Dytë”, me bojërat dhe vezët e hedhura mureve të Ministrisë studentët treguan pakënaqësitë me sistemin . Dhe nga njollosja nuk shpëtoi as efektivi i policisë.
Grupi i studentëve ka lënë gjurmë edhe në godinën e Ministrisë duke e gjuajtur atë me vezë.
Dhe më pas, ata janë larguar në drejtim të Fakultetit, ku do të vijojnë këmbënguljen për përmbushjen e 8 pikave të cilat kanë ngritur./tch
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...