Mjeku infeksionit ka rekomanduar se maska duhet të mbahet në ambiente publike, por nuk është e nevojshme të mbahet në rrugë.
Po ashtu ai ka theksuar se është e domosdoshme që studentët të jenë të pajisur me maskë kur të kthehen në auditor në qershor.
“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë pak raste ose aspak. Ka një studim të fundit që thotë se deri dje mendonim se fëmijët e dërgonin virusin në shtëpi, tani thuhet se fëmijët deri në 12 vjeç infektohen nga të rriturit dhe jo e kundërta. Strategjia që po ndjekim ne është më adekuate.
Maskat duhet të vendosen në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jemi në rrugë. Po sigurisht duhet të ketë. Duhet me doemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, tha Pipero në “Zonë e Lirë”.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...