Studentet me kërkesa për ministren e Arsimit

16:41 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Studentët e Tiranës që kanë tre ditë që protestojnë kanë bërë publike kërkesat e tyre. Në një letër me shkrim dore studentët kanë renditura 8 kërkesat e tyre, të cilat nisin me përgjysmim e tarifave të studimit dhe vënien në jetë kartën e studentit që është shumë jetike për ta.

Po ashtu në kohë rekord dhe Ministria e Arsimit u ka kthyer përgjigje dhe thuhet se për kërkesat e tyre do të ngrihen grupe të posaçme pune.

 

Përgjigjia e Nikollës

Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës me përfaqësues të Këshillave studentorë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme