Studentët letër dekanit të Juridikut: Të shtyhet sezoni akademik

15:45 | 10 Shkurt 2019
Arbresh.info

Studentët e Fakultetit Juridik i kanë nisur një letër dekanit të këtij Fakulteti, Artan Hoxha, duke kërkuar shtyrjen e vitit akademik në përputhje me orët e humbura.

Letra e studentëve:

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:
Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.
Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.
Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.
Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)
Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.
Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.
Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.
Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme