Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar në studion e lajmeve në Ora News thotë se shumica e studentëve u janë kthyer auditoreve dhe ato që janë në ngujim janë një pakicë e vogël.
Besa Shahini: Pjesa dërmuese e studentëve dhe pedagogëve janë nëpër auditore, janë duke mbajtur mësim. Është një grup shumë i vogël që ende proteston, një grup edhe më i vogël që po proteston në formë të pengimit të mësimit si rasti te Fakulteti Juridik.
Me ndryshimet që kemi propozuar në dhjetor dhe që po i zbatojmë tani, sidopmos me pjesën e tarifave, është mbyllur artikulimi kryesor sa i përket çmimit që paguanin për të studiuar. Një pjesë e madhe është gati që të ulet dhe të diskutojë bashkë me ne për mënyrën më të mirë për ti zbatuar edhe pikat e tjera që kemi vendosur bashkarisht.
Rezistencën e qeverisë për të mos prekur ligjin e arsimit të lartë, Shahini e justifikon me faktin se askush nga pedagogët nuk ka identifikuar se cilët pjesë të ligjit kanë shkaktuar problematikën në Universitete.
Besa Shahini: Është një grup shumë i vogël i studentëve që ende janë duke protestuar. Po i dëgjoj me shumë kujdes. Edhe ata po i marr shumë seriozisht. Kam thënë disa herë që nëse mund të identifikojmë cilat pjesë të ligjit kanë shkaktuar problemet që kemi sot në sistemin e arsimit, cilat pjesë të ligjit kanë shkaktuar problemet me konviktet, tarifat, plagjiaturën, duhet të ulemi urgjentisht dhe ti adresojmë.
Deri tani, dhe unë po bëj dy muaj që bëj biseda me pedagogë, përfshirë dhe ata më kritikët për ligjin e arsimit të lartë, ata thonë se nuk është ligji që i ka shkaktuar këto probleme por nuk i ka adresuar. Kjo tani është pyetja e dytë që dua ta shtjellojë me të gjithë, cilat pika të ligjit do të shkaktojnë probleme pas 5 apo 10 viteve që ti adresojmë ngadalë. Por kjo nuk bëhet as me ultimatume dhe as ngujime.
Jemi në fazë krejt tjetër, Pakti për Universitetin. Sa më shumë persona të përfshihen me sugjerimet dhe komentet e tyre ai do të plotësohet dhe do të kemi mundësi sa më të mirë për të realizuar premtimet që kemi dhënë në dhjetor.
Teksa kanë mbetur dhe dy ditë nga ultimatumi i lënë jnga Asambleja e Pedagogëve para se të futen në grevë, Ministrja e Arsimit ka këtë koment:
Shahini: Që të mblidhet një Asamble e Fakultetit duhet të ftohet nga Dekani dhe duhet të jenë të paktën 50% e pedagogëve që të merret një vendim. Edhe kur të merret një vendim ajo nuk e prek Ministrinë apo qeverinë, janë vendime të brendshme të Universitetit. Një kërkesë më ka ardhur e nënshkruar nga 6 pedagogë. Nuk është që Asambletë e Fakulteteve në Universitet kanë sjellë një kërkesë apo shkresë zyrtare. Edhe sikur ta kishin sjellë nuk janë detyruese për Ministrinë.
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...